Press Room > Media
28 Maj 2010
Shitblerja e pronës së patundëshme dhe kërkesat e ligjit
 Tregtimi dhe transaksionet me pronat e patundëshme nuk duhen parë të shkëputura nga regjimi ligjor që garanton dhe siguron qarkullimin civil të tyre. Kjo për shumë arsye, por mbi të gjitha për garancinë juridike që përfshihen në të drejtat e pronësisë dhe disponimi në lidhje me to, aq më tepër kur kemi të bëjmë me transaksione me vlera të konsiderushme sic janë ato me pronat e partundëshme. Pa një regjim ligjor të garantuar dhe të qartë, tregu i pronave të patundëshme rrezikon seriozisht të kthehet në një pengesë serioze apo një kosto e tepërt për ekonominë e vendit. Për të mos thënë që një regjim ligjor e administrativ kaotik dhe pa garancitë e nevojshme, është një pengesë natyrale për investimet e huaja në këtë sektor.

Vendi ynë, megjithë progresin e dukshëm që ka bërë edhe në fushën e të drejtave të pronësisë së patundëshme dhe qarkullimin e tyre civil, ka qënë një shëmbull tipik i problematikës dhe implikimeve që vijnë nga mungesa e kulturës juridike por edhe mangësive ligjore dhe administrative më këtë drejtim. Nuk është e rastit që studimi i Bankës Botërore “Të bësh biznes në Shqipëri” i vitit 2009 për çështjen që lidhen me regjistrimin e pronës e rendit vendin tonë në vendin e 70-të. Ndërkohë që Raport Progresi i BE për vitin 2009 thekson se “ka pasur një progres të pakët në forcimin dhe garantimin e të drejtave të pronësisë, duke qënë një nga pikat që kërkon më shumë vëmendje nga autoritet shqipëtare.”

Megjithëse qëllimi i kësaj analize të shkurtër është të informojë lexuesin në lidhje me kërkesat ligjore që parashikojnë ligjet në fuqi dhe kujdesin e duhur që duhet të tregojnë si të interesuarit ashtu edhe operatorët e tregut të ndërmjetësimit të pasurive, përshkrimi i shkurtër i problematikës që haset në tregun tonë ndihmon më shumë lexuesin për të kuptuar rëndësinë por edhe rreziqet që lidhen me transaksionet me pronën e patundëshme.

Per me shume informacion lexoni artikullin e plote ne Volumin 2 te revistes CENTURY 21.

Media > Të tjera- Arkivë -