Si të fillosh një biznes të suksesshëm në real estate?
Për Revistën “Pro Biznes”
Dr. Gjin Biba
Drejtor Ekzekutiv i “CENTURY 21 Albania”
Me ardhjen në Shqipëri të CENTURY 21 Albania, kompani amerikane, më e madhja ne botë për ndërmjetësimin imobiliar, tregu i pasurive të paluajtshme po fillon të zhvillohet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare
Falë shtrirjes globale të kompanisë mëmë, zyrat imobiliare shqiptare, të cilat do të jenë pjesë e “CENTURY 21”, do të jenë të integruara në rrjetin mbarë botëror të rreth 9,000 zyrave që operojnë me mbi 160,000 agjentë në 70 shtete e territore të botës. Megjithëse kriza ekonomike aktuale pritet të ketë impaktin e saj edhe në vendin tonë, dihet se situata të tilla prodhojnë edhe shance më të mëdha sesa normaliteti, për ato organizata biznesi dhe individë që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre apo të fillojnë me investime të reja. Në kushtet aktuale, ku tregu imobiliar shqiptar është i maturuar, rritja ekonomike vazhdon të jetë pozitive dhe vendi është futur në rrugën e integrimit të shpejtë euroatlantik, investimi në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të patundshme është nga më fitimprurësit. Me futjen në treg të një lideri global si CENTURY 21, gjërat po ndryshojnë. Sot, përvec oportuniteteve që ofron tregu, investitorët shqiptar kanë mundësinë që të bëhen pjesë e rrjetit më të madh botëror të ndërmjetësimit imobiliar. Kjo do të thotë se edhe pse një investitor operon në biznes për veten e tij, ai nuk është më i vetëm, por është pjesë e një familjeje të suksesshme.