Press Room > Events
27 May 2010
"Connect 2 the 1- CONNECT TO THE C21 AGENT"
Në datën 17 maj 2009 CENTURY 21 Albania organizoi eventin me temë :
"Connect 2 the 1- CONNECT TO THE C21 AGENT".
Në këtë event të organizuar në ambjentet e Universitetit Marin Barleti nga stafi i zyres master CENTURY 21 Albania morën pjesë Brokerat dhe Agjentet e zyrave CENTURY 21 ne Shqiperi : CENTURY 21 The Point, CENTURY 21 Prestige, CENTURY 21 The Door, CENTURY 21 Ani dhe CENTURY 21 Mei Properties.

Siç theksoi dhe Drejtori Ekzekutiv z.Ermal Tirta në fjalën e hapjes, ky event i dedikohej punës së agjentëve CENTURY 21 në Shqiperi që përbejnë tashmë më shumë se
50 % të ndërmjetësuesve që operojnë në tregun e pasurive të patundshme dhe që janë të vetmit në treg që punojnë sipas standarteve të kompanisë më të njohur globale në real estate CENTURY 21.

Gjatë eventit pas prezantimit të videove me eksperienca nga Agjente CENTURY 21 te cilët kishin fituar çmimet ndërkombëtare të Hall of Fame u zhvillua nje konkurs me agjentët e zyrave CENTURY 21 The Point, CENTURY 21 The Door,
CENTURY 21 Prestige, CENTURY 21 Mei Properties me pyetje nga industria e real estates ku agjentet e të gjitha zyrave treguan një pergatitje të lartë teorike dhe me një konkurrence të fortë e me një diferencë të vogël pikësh konkursin e fituan agjentet e zyres CENTURY 21 The Door.

Më pas u fol mbi eksperiencat pozitive të transaksioneve nga agjentë e brokera të CENTURY 21 Albania dhe mbi faktin se si duhet të operojne më mire sipas standarteve të CENTURY 21 për të qenë lider në treg e për të mbajtur lart vlerat e markes me moton për të tejkaluar aspektativat e klienteles.

Njohja e arritjeve është një pjesë e rëndësishme për motivimin dhe arritjen e suksesit të një agjenti. Për këtë ne si CENTURY 21 Albania punojme me filozofinë e
CENTURY 21, organizata më e madhe e agjencive imobiliare në glob, që agjentët tane jo vetëm të rriten përditë profesionalisht por edhe të ndihen të respektuar e vlerësuar në komunitetin e tyre dhe brënda familjes CENTURY 21.
Me rastin e këtij eventi evidentuam agjentin qe kish punuar më mirë muajt e fundit sipas një monitorimi të bërë bazuar në standartet e indikatoret e CENTURY 21 për punën e agjentit. Agjentja më e mirë u shpall znj.Zhanjeta Shkurta e zyrës CENTURY 21 Prestige.
Eventi u mbyll me një koktej ku agjentët patën rast të shkëmbenin më tej eksperiencat e tyre dhe emocionet e ketij eventi.

Events > Other- Archive -