Press Room > News
11 May 2010
Del në treg numri i dytë i revistës CENTURY 21 Albania.
 
“Nëse jeni duke pritur për trumcakë , pranvera do të ketë mbaruar”. Fjalët e mprehta të një prej investuesve më të mëdhenj dhe të suksesshëm, Warren Buffet, sugjerojnë që ka ardhur koha për të kapur avantazhet e investimit. Me këtë mesazh vjen sot tek ju CENTURY 21 Albania, përmes revistës së saj periodike e cila po krijon fizionominë e saj si një mjet i rëndësishëm informimi për individët e interesuar për tregun e pasurive të paluajtshme.

Në faqet e kësaj reviste, do të gjeni informacion për mundësitë më të mira të shit-blerjes në tregun shqiptar. Ajo ofron informacion specifik mbi praktikat dhe procedurat që duhet të ndjekin klientët, në lidhje me transaksionet e shit-blerjeve. Revista i vjen në ndihmë edhe atyre që duan të investojnë në tregun e pronave të patundshme, duke u bërë pjesë e kompanisë më të madhe në botë, CENTURY 21 përmes licensimit si Franchaise.

Njëkohësisht, revista po shërben gjithmonë e më shumë si forum i debateve konstruktive, në drejtim të eficencës të tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe rolit të ndërmjetësimit në këtë treg, përmes anagazhimit të një sërë specialistëve të fushave të ndryshme si juristë, ekonomistë, urabanistë etj.

Duke ju ftuar të bëheni pjesë aktive e forumeve tona, urojmë që ky numër i revistës t’ju vlej dhe të rrisë interesimin tuaj për investim.
Për tu njohur me këtë numër mund ta shkarkoni ketu .

Errmal Tirta
Drejtor Ekzekutiv
CENTURY 21 Albania
News > Other- Archive -