Press Room > Të reja

CENTURY 21 The Point zyra e parë e kompanisë më të madhe në botë e ndërmjetësimit të pronave të patundshme.
Në Tiranë hapet e zyra e parë e ndërmjetësimit të pronave të paluajtshme nën markën e mirënjohur amerikane Century 21.
CENTURY 21 The Point ka marrë përsipër të implementojë në mënyrën më të mirë të mundshme parimin mbi të cilin mbështetet Sistemi CENTURY 21® që është profesionalizmi dhe ndershmëria. Kjo zyre është pjesë e rrjetit global të zyrave CENTURY 21 dhe futet me të drejta të plota në radhën e 9.000 zyrave simotra, të cilat operojnë në mënyrë të pavarur në më shumë se 70 vende të botës.
Stafi i CENTURY 21 The Point është i përbërë nga menaxherja e zyrës dhe nga 7 ekspertët e parë të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, të cilët kanë kryer trajnimin e detyruar për të qenë pjesë e Sistemit CENTURY 21 dhe janë të gatshëm të zbatojnë në praktikë gjithçka kanë mësuar, për t’i dhënë kështu jetë një epoke të re në tregun e ndërmjetësimit, që është epoka e profesionalizmit. Duke zgjedhur një ekspert nga CENTURY 21 The Point për të shitur apo blerë pronën tuaj, ju keni zgjedhur të punoni me një skuadër të tërë profesionistësh, të cilët do të përpiqen për të ofruar mundësitë dhe zgjidhjet më të mira. Angazhimi i stafit ndaj klientëve mbështetet mbi integritetin, besimin dhe plotësimin e nevojave. Gjithashtu, stafi i CENTURY 21 The Point ka edhe përparësinë e njohurive të gjera e të përditësuara mbi tregun.
Të reja > Të tjera- Arkivë -