Press Room > Të reja


CENTURY 21 Albania dhe Ministria e Shëndetësisë festojnë me fëmijët e Pediatrisë së Lezhës
CENTURY 21 Albania dhe Ministria e Shëndetësisë festojnë me fëmijët e Pediatrisë së Lezhës
CENTURY 21 Albania, që prej fillimit të saj në Shqipëri, i ka kushtuar vëmëndje të veçantë zhvillimit dhe emancimit të shoqërisë, si dhe ndërgjegjësimit të bizneseve kundrejt përgjegjësisë sociale. Një ndër sektorët ku CENTURY 21 Albania ka kontribuar është përmirësimi dhe përparimi i asaj pjese të shoqërisë që është e mënjanuar, e paintegruar apo në nevojë për një përkujdesje të veçantë nga komuniteti, pjesë e pandarë e të cilit duhet të jetë edhe biznesi.
Në këtë kuadër kontributi social, CENTURY 21 Albania vendosi t’u ndodhet pranë 70 fëmijëve të Pediatrisë dhe të Qëndrës së Rehabilitimit në qytetin e Lezhës, të cilët nuk kanë marrë vëmëndje të veçantë këtë fundvit. Megjithëse ky sezon festash i gjeti këta fëmijë në shtratet dhe mjediset spilatore, CENTURY 21 Albania u mundua t’ua bëjë sa më të lehtë eksperiencën e tyre dhe të sjellë sa më shumë gjallëri në atmosferën e festave të fundvitit. Në këtë event nderoi me pjesëmarrjen e saj edhe Ministrja e Shëndetësisë, Znj.Anila Godo.
Të reja > Të tjera- Arkivë -