Florian Pelivani
"Biznesi im është ndërtuar mbi komunikimin, përkushtimin dhe transparencën. Kjo recetë më ka ndihmuar të ngjitem në top 5% të agjentëve të pasurive të paluajtshme në mbarë vendin sipas vëllimit të shitjeve."
Profesioni i konsulentit imobiliar nuk është vetëm një punë për mua, por dhe pasion sepse e kam gjetur veten mjaft mirë që në momentin e parë që u bëra pjesë e kësaj industrie. Prej disa vitesh renditem si një prej konsulentëve më performues në treg dhe vazhdoj të punoj me të njëjtën dashuri dhe të njëjtin përkushtim, duke ju asistuar në Shitje, Blerje, Qira dhe gjithashtu Konsulence Juridike dhe Bankare.
Nje pikë e fortë e këtij profesioni që unë e gjej veten mjaft mirë është marketingu sepse gjithmonë me pëlqen të nxjerr në pah cdo detaj që duhet vlerësuar në pronat që përfaqësoj. Për cdo pronë duhet të tregojmë gjithcka që ofron për cmimin që ka.
Besoni tek Profesionistët! “We Are Life Changers"
Lexo më shumë
Lexo më pak
MotoBesoni tek Profesionistët! “We Are Life Changers"