Shesim Toke dhe vile - Century 21 Albania
Vlorë Albania
ID e Pronës: PREMIUM47256

Shesim Toke dhe vile

720,000 €

Sip. Totale  4020m2

Sip. e brendshme  4020m2

Tualetet  2

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Shikime:1245

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Prona eshte e regjistruar me titull "Truall + Ndertese" 3 kateshe, e cila eshte projektuar per qellime
banimi. Trualli ka siperfaqe te regjistruar prej 4,020 m2 por rrethim faktik rreth 6,000 m2. Persa i perket objektit 3-katesh, kati perdhe ka siperfaqe te regjistruar prej 120 m2 ndersa kati i pare ka siperfaqe rreth135 m2 dhe i dyte ka siperfaqe rreth 130m2 secili (ne total 385m2).Trualli i prones karakteriohet nga nje forme thuajse e rregullt gjeometrike ne trajte drejtkendore dhe shtrihet ne nje terren te pjerret kodrinor. Trualli eshte i rrethuar me mur betoni nderthurur me kangjella metalike ne te gjitha brinjet e tij. Nje pjese e rrethimit nga ana e rruges eshte konturuar me punime dekorative guri. Trualli ne pergjithesi paraqitet ne gjendje shume te mire, i sistemuar dhe imirembajtur.Siperfaqja me e madhe e tij eshte e mbjelle me peme frutore. Duhet permendur fakti qe brenda truallit ka te mbjella shume peme ulliri disavjecar dhe vreshta te shumta te rrushit te cilat paraqiten ne gjendje perfekte.Eshte realizuar sistemi i kanalizimeve dhe ujitjes se pemeve ne menyre te perkryer. Eshte mundesuar gjithashtu rrethimi i tyre me mur guri per te mos lejuar rreshkitjen e tokes.
Nga ana tjeter, trualli perreth objekti 3-katesh eshte i mbjelle ne siperfaqen e tij me peme dekorative,
pjeserisht i shtruar me pllaka dekorative guri, pjeserisht me pllaka gres dhe pjeserisht me asfalt. Jane realizuar hapesira boshe per te vendosur karrige dhe tavolina, duke mundesuar nje ambient mjaft
shlodhes. Brenda truallit jane montuar spote te shumta ndricimi dhe kamera sigurie. Brenda truallit jane realizuar gjithashtu hapesira parkimesh te cilat jane te mbuluara per te mbrojtur automjetet nga rrezet e diellit.Rruga e cila lidh ambientet e parkimit me rrugen nga mundesohet aksesi ne truall eshte e gjitha e
asfaltuar dhe e dekoruar me peme dekorative pergjate saj. Objekti 3-katesh eshte ndertim i vitit 2004 dhe paraqitet ne gjendje shume te mire, me rifinitura shume cilesore, te mirembajtura dhe me investime serioze.
Konstruksioni i tij ai qe ne gjuhen e ndertimit quhet sistem tra kolone, sistem beton/arme, mur tulle te lehtesuar, solete monolite dhe themele tip plint. Fasadat e objektit jane te suvatuara dhe te lyera, pjeserisht te realizuara me vetrata xhami.Ngjtija ne katet e siperme mundesohet me ane te kafazit te shkalleve, i cili ndricohet dhe ajroset
natyralisht.

Informacioni i pronës

Dhomat e gjumit: 2

Dhomen e ndenjes:2

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi