Shitet Vile Elitare A2 ne kompleksin rezidencial Diellon - Century 21 Albania
Mjull Bathore Tirana Albania
ID e Pronës: gold63209

Shitet Vile Elitare A2 ne kompleksin rezidencial Diellon

Çmimi sipas kërkesës

Sip. Totale  449m2

Sip. e brendshme  449m2

Dhomat e gjumit  4

Kati 3

Statusi  Në ndërtim

Lloji  Vilë

Shikime:691

Ka hipoteke: Jo

Në dispozicion

Përshkrim

Kompleksi rezidencal Diellon ndodhet në Mjull-Bathore, 14 minuta nga qendra e Tiranës. Diellon koncepton një stil të ri jetese, si ekuilibrues mes jetesës private-familjare dhe asaj social-komunitare. Koncepti i dizenjimit vjen me një përqasje miqësore, duke respektuar formën e tokës, vegjetacionin dhe elementët e peisazhit. Zona ku zhvillohet projekti ka potencial të mjaftueshëm, me elementë të pasur natyrorë, sportivë dhe panoramik. Koncepti ka në fokus komfortin, privatësinë dhe qetësisë e të jetuarit në një ambient të shëndetshëm me jetë komunitare të pasur. I projektuar strategjikisht vetëm 2 minuta larg nga TEG dhe shumë pranë shkollave elitare. Pemët dhe peisazhi i rezidencës ndihmojnë në krijimin e kontrastit me materialet e ndërtimit prej betoni që dominojnë qytetin dhe kjo prodhon një sërë efektesh pozitive psikologjike dhe sociale. Aty Dajti është panorama e përbashkët e çdo dritareje.

Vilat Elitare A2 janë një nga tipologjitë më luksoze në Diellon. Tipari i veçantë i vilës janë 4 dhoma gjumi me pamje mbresëlënëse të komunitetit, 6 tualete si dhe dhoma dhe depo per funksione te ndryshme.
Vilat Elitare i japin vlerë të veçantë kompleksit rezidencial Diellon. Ato grupohen në zonën veri-lindore.
Të projektuara 2 kate dhe bodrum, Vilat Elitare janë të konceptuara për një organizim funksional me hapësira elegante si brenda dhe jashtë. Secila vilë ka 2 parkime të dedikuara dhe pishinë private.

Informacioni i pronës

Tualetet: 6

Dhomen e ndenjes:1

Sip. Toke: 300

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi