Shesim Apartament të Tipologjisë 3+1+2 në një Kompleks te ri pranë Bulevardit të Ri, lehtësisht i aksesueshëm nga Unaza e vogël e Tiranës. Është një projekt i ri i cili ofron standardet me të larta në ndërtim dhe shërbim. Arkitektura e ndërtesës lejon qarkullimin e ajërit, dritë natyrale dhe integrimin e mjedisit përreth me apartamentin. Apartamenti ka izolim termik dhe akustik.
Kompleksi perbehet nga 4 godina banimi dhe sherbimi me 6,7,10, dhe 11 kate mbitoke dhe me dy kate parkimi nentoke.
Duke qënë se është afër Bulevardit të Ri ofron mundësi të aksesosh pjesën tjetër të qytetit, pasi ndodhet në një nga zonat që po merr zhvillim të lartë në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës. Zona në të cilën ndodhet ofron te gjitha facilitetet e mundshme për një jetese komode si linja të transportit publik ,shkolla, farmaci etj, çka e ben nje pronë ideale si per banim, por dhe për investim duke e lënë me qira.
Apartamenti përbehet nga 3 dhoma gjumi, 1 dhome ndënjeje, 2 tualete dhe 2 ballkone. Me Orientim Lindje-Perendim
Hapësirat e përbashketa janë të organizuara edhe në kënde lojrash për femijë.
Struktura e ndërtesës ka një qëndrueshmëri e cila përballon tërmete deri ne 9 Ballë.
Adresa: Rruga: '' Jordan Misja'', Bulevardi i Ri
Qyteti: Tirana