Ofrojme vile me pishine per shitje ne rezidencen me te re Luxury ne Tirane (COLLINA VERDE) - Century 21 Albania
“COLLINA VERDE” RESIDENCE, Prane Teg Tirana Albania
ID e Pronës: IRG77205

Ofrojme vile me pishine per shitje ne rezidencen me te re Luxury ne Tirane (COLLINA VERDE)

Çmimi sipas kërkesës

Sip. Totale  464m2

Sip. e brendshme  413m2

Dhomat e gjumit  4

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Vilë

E pa mobiluar

Shikime:599

Ka hipoteke: Jo

Shitur

Përshkrim

“Collina Verde” është një nga komplekset më të reja të vilave elegante dhe plot stil, e cila do të ofrojë një arkitekturë të ndërthurur përsosmërisht me bukuritë natyrore përreth. Collina Verde shtrihet mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës vetem 8 km nga Sheshi “Skënderbej”, larg zhurmës së qytetit, gjë e cila ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” Residence, “Long Hills” residence, afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.

Ne kete rezidence sjellim per shitje Vile Individuale me pishine, e cila ndodhet ne pozicion kendor dhe shume te favorshem per privatesine tuaj.
Siperfaqe parcele: 863.3m2
Siperfaqe totale ndertimi: 413.4m2
Siperfaqe kati perdhe: 123.5m2
Siperfaqe kati i pare: 116.6m2
Siperfaqe podrumi: 173.3m2
Siperfaqe verande: 50.7m2

Vila eshte e organizuar si me poshte:
*KATI NENTOKE*
1. Korridor+ Shkalle-10.6 m2
2. Tualet- 5.2m
3. Ambient teknik- 11.6 m2
4. Lavanderi- 14.6 m2
5. Dhome gjumi- 17.9 m
6. Dhome ndeitje- 24.8 m2
7. Garazh- 41.1 m2
8. Verande e mbuluar- 10.6 m2
m29. Paradhome- 3.2 m2
*KATI PERDHE*
1. Verande- 36.1m2
2. Korridor + shkalle- 17.9m2
3. Tualet- 4.3m2
4. Dhome ngrënie- 19.7m2
5. Dhome gatimi- 21.9m2
6. Dhome ndejtje-24.7m2
7. Studio- 12.1m2
8. Verande-10.6m2
*KATI I PARE*
1. Korridor+ Shkalle- 6.4m2
2. Dhoma matrimoniale- 26.1m2
3. Tualet matrimonial- 8.6m2
4. Garderobe matrimoniale- 7.9m2
5. Dhome gjumi 1- 17.6m2
6. Dhome gjumi 2- 17.6m2
7. Tualet- 5.9m2
“Collina Verde” Residence do të ofrojë hapësira dhe pamje mahnitëse të zonës përreth, orientim shumë të mirë me qëllimin shfrytëzimin maksimal të dritës natyrale, projekt me konstruksion mbajtës betonarme për të përballuar termete deri në 9 ballë, cilësi të lartë ndërtimi dhe fasada e dekoruar është realizuar me sistem kapote për termoizolim, densiteti mjaft i ulët i ndërtimit i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruar, hapësirë parkimi për 2 automjete dhe mundësi për pishinë personale, park rekreativ dhe kënd lojrash për fëmijë. Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, privatësi dhe qetësi. Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7. Ofrohet dhe punimet civile deri ne karabina te nje pishine me dimensione gjatesi 9 gjeresi 4 dhe thellesi 3 m. Investimi dhe realizimi i viles po realizohet nga Balfin Group, një nga kompanitë më profesionale dhe serioze në Shqipëri. Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.
VILA ESHTE GATI PER BANIM.

Për më shumë informacion më kontaktoni!!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

E pa mobiluar

Tualetet: 4

Dhomen e ndenjes:2

Sip. Toke: 863

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi