VILE SOLITARE PER SHITJE TEK OLIVE PARK ! ÇMIM KLERINGU !! - Century 21 Albania
Përshkrim

Mes gjelbërimit e ajërit të pastër dhe larg zhurmës e qytetit,ne ‘Olive Park’ disponojme vilen ideale për ju.

Ndërtimi i viles eshte 2 katësh mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Hyrja e makinave dhe e këmbësorëve bëhet nga rruga e sipërme e brezit.
I gjithë rrethimi dhe mjediset e perbashketa do te monitorohen nga kamerat e sigurise edhe nga sherbimi i policise private.
Pishina plotëson peisazhin e gjelbër të kopështit, duke u konturuar nga veshja e pllakave të gurit. Pjesa tjetër e kopështit përbëhet nga hapësira kalimi të cilat shmangin përdorimin e betonit të vazhduar, duke u formuar nga pllakat e gurit të cilat ndërthuren me gjelbërim.

Në Fasadën lindore të tyre,vilat kanë carje të mëdha dritaresh të cilat mundësojne futjen e dritës natyrale me eksterierin, zonat e ditës që përkojnë me këtë pjesë të fasadës së objektit janë ndënja, kuzhina dhe ngrënia, nga ambjentet e së cilave mund të aksesohen lehtësisht me anë të vetratave për në kopësht dhe pishinë.

Kati i parë i vilave përfshin zonat e natës, tre dhoma gjumi dhe 2 tualete. Dhoma Matrimoniale përfshin ambjentin e fjetjes dhe një tualet.Kjo dhomë ka vetrate të gjërë që mundëson dritë natyrale.
Nga Korridori mund te shikohet në atrium ku dhe duket hapësira e ndenjes e katit përdhe. Në këtë kat ndodhen dhe dy dhoma gjumi të cilat përdorin një tualet të perbashket dhe kanë dalje në ballkon.

Ne katin -1 pozicionohen ambjentet e kantinës, një lavanteri dhe një tualet.


Sip. Parcele 374 m2
Sip. Totale e viles 295 m2
Sip. Kati -1: 95 m2
Sip. Kati 0 : 93.1 m2
Sip.Kati 1 : 106.9 m2
Sip. Tarrace : 106.9 m2
Sip. Parkimi Mbi Toke : 30 m2


Informacion
Sip. Totale:

374 m2

Sip. e brendshme:

295 m2

Dhomat e gjumit:

4

Tualetet:

3

Lloji:

Apartment

Statusi:

Under Construction

Availability:

Available

Website Views:

430

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: Rruga e Elbasanit

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin