Sip. Totale 97m2
Sip. e brendshme 73m2
Statusi I Perdorur
Lloji Shtëpi
E pa mobiluar
Shikime:1478
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Shtëpi antike në Vuno për shitje!
Fshati i Vunoit është ndërtuar në formën e një amfiteatri në shpatet e malit të Çikës, në rrugën që lidh Dhërmiun me qytetin e Himarës, si një panoramë që qëndron mbi kodra të mbushura me ullishte me pamje nga deti Jon. Rreth 176 metra mbi nivelin e detit, fshati është një koleksion shtëpish prej guri dhe rrugësh të ngushta prej kalldrëmi, të cilat ngjajnë me një labirint në shpatin e malit. Rrugët mbulohen me kalldrëme guri që lidhin shtëpitë dy apo trekatëshe. Shtëpitë e këtij fshati janë pothuajse 200-vjeçare, madje disa prej tyre datojnë që në vitin 1783.
Në krye të fshatit, me akses shumë të mire dhe me pamje fantastike, ofrojmë shtëpi antike për shitje. Shtëpia ka sipërfaqe ndërtimi prej 73 m2, ambient ndihmës prej 24 m2, dhe truall prej 300 m2. Mundësi ideale për investim në një nga perlat e Rivierës shqiptare.
Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor!
Për më shumë informacion jeni të lutur të na kontaktoni!
Ashensor: Jo
E pa mobiluar
Sip. Toke: 300
Fshat
Zonë Historike
Policia
Shkolle
Farmaci
Hapsira te gjelbera
Market
Banke
pranë plazhit
pamje nga deti
Kopsht
parkim i hapur
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM