Sip. Totale 179m2
Sip. e brendshme 94m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 9
Statusi I Perdorur
Lloji Apartament
Plotesisht i mobiluar
Shikime:770
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Shitet Penthouse ne zonen e Lungomares, ne qytetin e Vlores, shume prane detit.
Apartamenti ndodhet ne nje pallat te ri me ashensor dhe shume te mirembajtur.
Ka siperfaqe totale 109m2 dhe 70m2 verande e cila ka mundesi per ta kthyer ne ambjent te mbyllur, me pamje nga deti, i organizuar ne sallon ndënje, ambient gatimi dhe ngrënieje, dhoma matrimoniale me dalje ne ballkon, dhoma e dyte, 2 tualete.
Orientimi eshte jug- lindje i cili ben te mundur një ndriçim shumë të mire gjate gjithe dites.
Detaje te tjera:
-Zona e gatimit është në pjesën lindore dhe ka një dritare të madhe. Pranë kuzhinës është salla e ngrënies me shumë hapësirë. Zona e ndënjes ka dy vetrata të mëdha duralumini cilësor dhe dalje në verandën e madhe të apartamentit.
-Dhoma matrimoniale është në anën jug-lindore dhe ka dalje në një ballkon në formë L-je. Ka një vetratë dhe dalje në ballkonin nga jug-lindja.
-Dhoma e dyte ndodhet në anën lindore dhe ka vetratë duralumini si dhe grila duralumini.
-Zona e ndënjes ka dy vetrata të mëdha duralumini cilësor dhe dalje në verandën e madhe të apartamentit.
-Tualeti i madh ka dritare durali dhe është i pajisur me hidrosanitare cilësore. Tualeti i vogël është utilitar dhe mund të përdoret edhe si ambient larës ose pune.
-Dyshemetë e dhomave të gjumit janë të shtruara me parket cilësor, ndërsa dyshemetë e sallonit, kuzhinës dhe ngrënies janë me pllaka porcelanato. Veranda është e shtruar me pllaka qeramike mozaik.
-Ballkoni dhe veranda kanë kangjella duralumini 60 cm, ndërsa pjesa e poshtme 30 cm është me beton armuar. Zona e verandës, në daljen nga jugu, është e mbuluar me brisolej betoni armuar në formë kuadrati. Kjo zonë është e mbrojtur nga jugu me mur me tulla xhami. Ka instalime për barbeque dhe lavapjatë për gatime në verandë.
-Instalimet elektrike dhe pajisjet, çelsat, prizat janë të një cilësie të lartë. Instalimet hidraulike janë moderne. Apartamenti ka instalime multistrate për ngrohje. Për vetë pozicionin dhe vetratat e mëdha, apartamenti ka një ventilim shumë të mirë, është i ngrohtë dhe plot dritë. Muret janë të suvatuara mirë dhe të patinuara, të lyer me bojë akrilike. Vetratat dhe grilat janë me duralumin cilësor. Dyert e brendshme janë italiane, ngjyrë druri.
-Nga veranda ka një pamje ne kënd nga deti i Gjirit të Vlorës, si nga jugu ashtu dhe nga perëndimi.
Apartamenti ka në dispozicion edhe një garazh në katin nëntokë, e pajisur me certifikatë pronësie. Garazhi është i mbyllur me mure anësore dhe qepen metalik. Sipërfaqja e këtij garazhi është 33 m², e cila përfshin dhe rrugët kalime të përbashkëta për hyrje-dalje. Garazhi ka një pozicion shumë të mirë, përballë hyrjes kryesore të garazheve, e cila është nga ana perëndimore. Ofrohet ne cmimm extra 20.000€.
Per me teper informacion dhe nje vizite ne prone, na kontaktoni!
Ashensor: Po
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes:1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM