VILE LUKSOZE NE ROLLING HILLS 1 - Century 21 Albania
Përshkrim

Shitet vile luksoze e ndohur në Rolling Hills Residence, vetem 5 minuta nga TEG, një nga vendbanimet më cilësore, elitare dhe të preferuar të Tiranës. Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne me fasada xhami të mëdha, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj.

Rolling Hills Residence e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryeqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 15 min me makinë nga qendra e Tiranës.

Vilë ka nje sipërfaqe ndërtimi totale rreth 340 m2 dhe oborr të gjelbëruar me orientimin jug-lindje-veri-perendim.

Në katin perdhe vila organizohet nga ambient ndenje dhe kuzhinë e vecuar + ambient ngrënie me dalje në verande, dhomë gjumi, depo dhe tualet dite. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet + garderobë dhe verande e madhe, 2 dhoma gjumi të tjera dhe 1 tualet i perbashket.
Bodrumi organizohet ambient teknik, lavanderi dhe tualeti.

Mundesi parkimi te jashtem i mbuluar per 2 makina.

Vila ka shumë ndriçim natyral dhe ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit te oborrit ku ndodhet pishina me permasa 11x4 dhe nje tende/Gaxebo.

Prona disponon certifikatë pronësie.
Mundësi e sigurtë investimi, aktualisht eshte e dhene me qira 5000 euro nett/muaj deri ne vitin 2025.

Per me shume informacione na kontaktoni.


Informacion
Sip. Totale:

734 m2

Sip. e brendshme:

340 m2

Sip. Toke:

734 m2

Dhomat e gjumit:

4

Tualetet:

4

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

2

Lloji:

Villa

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

419

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Vendndodhje

Adresa: Lunder, Qendra Tregtare TEG

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin