SHESIM GODINE 3 KATESHE BUZE RRUGES DYTESORE, PARALELE TE AUTOSTRADES TIRANE-DURRES - Century 21 Albania
Përshkrim

Objekti 3(tre) kate ndertuar me destinacion ambient rehabilitimi ose qender sociale per funksione te ndryshme, ndodhet ne zonen e Bashkise Vore, Njesia Administrative Berxulle, buze rruges dytesore (paralele) te autostrades Tirane - Durres ne kilometrin e 8-te nga qendra e Tiranes.
Objekti eshte i ndertuar ne nje zone ku ka nderthurje, zone e banuar si dhe ne afersi prej 200 metrave te Qendrave Tregetare, City Park e Megatek. Objekti 3 kat shtrihet ne pozicionin lindje perendim. Siperfaqe e bazes se katit perdhe eshte 255,8 m2, e cila ka nje infrastrukture levizje qarkulluese, ku ndahet ne dy sektore, ne njerin perfshihet pritja, ambienti i ngrenies, ambienti i ndenjes, guzhina, ambient sherbimi, tualet. Ne sektorin tjeter perfshihen tre dhoma me tualet brenda si dhe me parakoridor per cdo dhome. Kati i pare ndodhen gjithsej 7-te ambiente te ndara ku gjithsej ka 9-te dhoma, dy nga keto ambiente jane suita me ballkon. Kati dyte ndodhen gjithsej 4-er ambiente me tualet brenda, dy tualete ne koridor te cilat jane ne sherbim te verandes prej 32 m2, e cila ka pamje nga juglindja. Ne objekt perfshihet edhe nje bodrun me siperfaqe prej 55 m2, ku mund te perdoret sipas kerkesave, ambient i fresket shlodhjeje apo ambient argetimi. Levizja vertikale ne objekt mund te realizohet me dy menyra, nepermjet shkalleve te brendeshme, ose nepermjet ashensorit (Lift) me siperfaqe te perdoreshme 120x100 cm.
4- PERSHKRIM MBI TERITORIN
Ne teritorin e prones ne pozicionin lindor te objektit ndodhet nje ambient tjeter sherbimi prej 40 m2, ku ne te cilin jane vendosur depozitat e ujit me kapacitet maximal prej 10.000 litra, sistemi i pompave derguese (nje ne pune e nje reserve), gjenerator per drita ne rast emergjencash dhe sherbime te tjera ne funksion te destinacionit te objektit.
Siprfaqia e teritorit eshte e rrethuar ne perimetrin e tij afro 50% e gjatesise me mur (nga pjesa e mbrapme e objektit), si dhe 50% me kangjella e shoqeruar me lule kacavjerese, kjo nga pjesa e perparme e objektit. Ne teritorin e prones ndodhen dy porta kryesore me gjeresi prej 4 metra.
Teritori i objektit perbehet nga: siperfaqe parkimi, ku mund te parkohen deri ne 10-te autovetura, e siperfaqe te gjelbera, ku ne te ndodhen peme frutore, si dhe peme jo frutore, ne pemet frutore perfshihen ullinj, agrume (portokalle, manderina, limona), mën, hide, shege, arrore (ara) etj. Gjithashtu eshte ndertuar edhe nje pus uji (me pompe zhytese) me kapacitet 4m3 uje per vaditje. Duhet theksuar se objekti eshte dhene me qira me nje kontrate 10 vjecare me te drejte rishikimi dhe rinovimi, dhe tani jemi ne vitin e10-te te saj. Objekti eshte nje mundesi shume e mire investimi ose zhvillimi te bizneseve te llojeve te ndryshme dhe disponon te gjithe dokumentacionin e plote ligjor administrativ( certifikate pronesie, kontrate me ujsjellsin, kontrate me elektrikun, sistem impjant gazi teknologjik te certifikuar etj). Per me teper informacion ose vizite ne prone na kontaktoni.


Informacion
Sip. Totale:

2600 m2

Sip. e brendshme:

700 m2

Sip. Toke:

1900 m2

Dhomat e gjumit:

16

Tualetet:

13

Kati:

4

Lloji:

Villa

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

230

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Vendndodhje

Adresa: PRANE URES SE LIMUTHIT, Vorë

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin