SHESIM KAPANON NE AUTOSTRADEN TIRANE-DURRES - Century 21 Albania
Përshkrim

Shesim kapanon industial në autostradën Tiranë-Durrës!

Prona ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, 24 km nga Tirana dhe 12 km nga Durrësi.

- Përmbledhje e Objektit:
Sipërfaqja e Tokes: 50,882 m²
Sipërfaqja e Ndërtesës: 8,922 m²

- Infrastruktura dhe Ndërtesa:
Sipërfaqe e Asfaltuar: Afërsisht 70% e sipërfaqes totale; pjesa tjetër është lulishte.
Rrethim i Objektit: Mur betoni i armuar, 1,280 metra lineare dhe 1.5 metra i lartë, me një strukturë metalike dhe tela me gjemba 2 metra të lartë.
Ndriçimi i Jashtëm: 75 llampa LED të fuqisë 110 W secila dhe 4 prozhektorë LED 200 W, të instaluara në vitin 2023.
Hyrje dhe Dalje në objekt: Dy hyrje/dalje – një nga autostrada dhe një nga stacioni i trenit, secila me dy gabina të sigurisë.
Zyra e Hyrjes Kryesore: 25 m², me sistem kondicionimi.

-Sistemët e Sigurisë dhe Ndihmës:
Sistemi CCTV: Monitorim 24/7.
Furnizimi me Ujë: gjithashtu, depozit kryesore 50,000 litra, dy pompa të fuqishme.
Sistemi i Hidranteve të Zjarrit: Furnizim autonom dhe automatik.
Sistemi i Alarmit dhe Shuarjes së Zjarrit: Në nenstacion dhe ambiente zyre.
Sistemi i Ndihmës: Gjenerator 80 kVA dhe depo uji.

-Strukturat dhe Pajisjet e Ndërtesës:
Konstruksioni i Ndërtesës: Strukturë metalike e parafabrikuar me panele, ndarë në tri magazina të pavarura.
Çatia: E mbuluar me panele dhe panele transparente për ndriçim natyral.
Lartësia e Ndërtesës: 12 metra në krye dhe 9 metra në anë; lartësia e ngritjes së ngarkesës është 6.6 metra.
Portat: 6 porta me gjerësi 5.4 m dhe lartësi 11 m, dhe katër porta në pjesët anësore.
Vinçat Elektrikë: 6 vinça (2 me kapacitet 16 ton dhe 4 me kapacitet 10 ton).

-Ndriçimi dhe Klimatizimi:
Ndriçimi në Magazinë: 156 llampa 400 W për ndriçim natyral dhe ndriçim për natën.
Zyrat e Magazinit: Dy zyra parafabrikate me 15 m² secila, me sistem klimatizimi.
Mensa dhe Ambientet Sanitare: 810 x 1205 cm; mensa me sistem kondicionimi dhe tualete me sistem ngrohje.

-Nënstacioni dhe Pajisjet Elektrike:

Nënstacioni: 515 x 1605 cm, përfshin dhoma UPS, tensioni 20 kV, dhoma transformatorit 800 kVA, dhoma e gjeneratorit 150 kVA, dhe panel i tensionit të ulët.
Sistemi i UPS: 20 kVA në dhomën UPS.
Sistemi i Zbulimit të Zjarrit: Instalime në nënstacion dhe ambiente zyre.
Peshorja Automobilistike:
Peshore: 60-80 ton, me sistem matjeje të ri sipas standardeve evropiane të instaluara në vitin 2023.
Sipërfaqja e Zyrës së Peshimit: 15 m², me sistem kondicionimi.
Sistemi i Sinjalizimit Vizual: Semafor për hyrjen dhe daljen e automjeteve.

- Prona disponon Certifikatë pronësie!

- Për më shumë detaje, kontaktoni agjenten përfaqësuese.


Informacion
Sip. Totale:

59809 m2

Sip. e brendshme:

8922 m2

Sip. Toke:

50887 m2

Lloji:

Warehouse

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

309

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Vendndodhje

Adresa: Autostrada Tirane Durres, Sukth

Qyteti: Durrës


Kontakto Agjentin