VILE ME QIRA TE LONG HILL RESIDENCE! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: EL101546

VILE ME QIRA TE LONG HILL RESIDENCE!

3,200 € /Muaj

Sip. Totale  268m2

Sip. e brendshme  134m2

Tualetet  4

Kati 2

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Gjysme i mobiluar

Shikime:345

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Vila e vendosur në rezidencën Long Hill ofron një ambient të sigurt dhe modern, ideale për banim të qetë. Pjesë e kësaj rezidence, vila ofron infrastrukturë moderne dhe siguri 24/7, pishinë të përbashkët dhe shërbime komuniteti të përshtatshme. Përreth saj gjenden qendra tregtare "TEG", shkolla ndërkombëtare dhe akses të lehtë në rrugët ndërqytetësore.

Vila përmban punime të cilësisë së lartë dhe një ambient të mbushur me shije, duke përfshirë oxhak dhe sistemin e ngrohjes/ftohjes së bashku me mobilim kontemporan. Me një siperfaqe të ndërtimit prej 243 m2 dhe një siperfaqe toke 500 m2, vila është organizuar në 2 kate. Kati i parë përfshin një sallon të rehatshëm, kuzhinën moderne dhe një tualet dite . Hapësira është e ndriçuar natyralisht me dritë nga dritaret e mëdha dhe është arreduar me kujdes për të krijuar një atmosferë të ngrohtë, e përforcuar nga prania e oxhakut në mes të sallonit.

Në katin e dytë gjenden 3 dhoma gjumi, secila me tualet privat dhe dy prej tyre me gardrobe.Gjithashtu dy prej dhomave te gjumit kane nje verande te perbashket te bollshme.

Oborri i shtruar me pemë frutore dhe bimë dekorative jep një atmosferë të qetë dhe të bukur për të shijuar hapësirën jashtë.


Për të planifikuar një vizitë në pronë ose për më shumë informacion, ju lutemi të na kontaktoni.

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Gjysme i mobiluar

Dhomat e gjumit: 3

Dhomen e ndenjes:1

Sip. Toke: 592

Vendodhja ne Harte

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh