SHESIM VILE UNIKE NE BLLOKUN QEVERITAR DURRES, NJE OAZ ELEGANCE DHE HISTORIE! - Century 21 Albania
Përshkrim

Kjo vilë autentike, e ndërtuar në vitin 1927, është një thesar arkitektonike me një histori të pasur, ku kanë jetuar disa nga personalitetet më të njohura të kohës. Ajo ndodhet në vijën e parë të bregdetit, brenda një blloku qeveritar, duke ofruar një pamje magjepsëse dhe një atmosferë të qetë.

Kjo pasuri ka ruajtur identitetin e saj të veçantë, duke ofruar një përzierje perfekte midis historisë dhe komoditetit. Stili i mobilimit e bën këtë vilë të veçantë, ku çdo detaj është menduar me kujdes për të krijuar një atmosferë elegante dhe të ngrohtë.
Ruajtja me fanatizëm e identitetit të pllakat, dyerve dhe parketit është thelbësore për ruajtjen e karakterit historik të kësaj vile.


Karakteristikat e Vilës

Vila shtrihet në një sipërfaqe totale trulli prej 750 m², ku ka një sipërfaqe truall prej 500 m² dhe 250 m² në përdorim, dhe 490 m2 ndertim e organizuar në dy kate. Është e rrethuar nga gjelbërimi i bukur që ofron privatësi dhe mundësinë për të shijuar oborrin e saj të gjerë, i cili rrethon të gjithë shtëpinë.

Kati i Parë:

Kati i parë i vilës është një hapësirë e gjerë dhe e ndritshme, që përfshin:

- Dy sallone të ndara, të cilat ofrojnë mundësi të shumta për argëtim dhe relaks, me dritare të mëdha që lejojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
- Dhoma gatimi e pajisur me të gjitha nevojat moderne, duke ruajtur një stil të klasit të vjetër që përputhet me arkitekturën e vilës.
- Dhoma ngrënie me një fasadë xhami, e cila është një veçori e veçantë, duke ofruar dritë natyrale dhe pamje spektakolare të oborrit.
- Një dhomë gjumi matrimoniale me tualet privat, e stilizuar me elegancë dhe komoditet, ku çdo detaj është menduar për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer.
- Tre dhoma të tjera gjumi të ngrohta dhe komode, të cilat ndajnë një tualet të përbashkët.
- Të gjitha dhomat e gjumit dhe sallonet kanë dalje në veranden e madhe dhe në oborr, duke ofruar mundësi për të shijuar natyrën dhe ajrin e freskët.

Kati i Dytë:

Për të arritur në katin e dytë, ngjiteni shkallët nga jashtë, ku do të gjeni:

- Veranda e dytë, që është një hapësirë ideale për të shijuar pamjet e detit.
- Dy dhoma gjumi, të cilat ofrojnë ndricim natyral dhe ngrohtësi.
- Një tualet që shërben për të dy dhomat. Secila dhomë ka dalje në verandë dhe ofron një mundësi të shkëlqyer për t'u shlodhur


Privatësia dhe Lidhja me Plazhin

Një nga karakteristikat më tërheqëse të vilës është privatësia që ofron, ndërkohë që ndodhet buzë plazhit. Dalja në plazh është e drejtpërdrejtë nga oborri i vilës, duke e bërë atë një vend unik dhe tërheqës për ata që dëshirojnë një jetë luksoze, të qetë dhe të privatizuar, gjithashtu të afërt me natyrën dhe detin.

Kjo vilë është më shumë sesa një shtëpi, është një mundësi për të jetuar në një hapësirë me histori, karakter dhe bukuri të jashtëzakonshme. Vila është një investim i shkëlqyer për ata që kërkojnë një pasuri të veçantë në një lokacion unik.

Për më shumë informacion dhe për të planifikuar një vizitë, mos hezitoni të na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

500 m2

Sip. e brendshme:

483 m2

Sip. Toke:

750 m2

Dhomat e gjumit:

6

Tualetet:

3

Dhomen e ndenjes:

2

Kati:

1

Lloji:

Villa

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

853

Dokumentacion:

Ka hipoteke



Kontakto Agjentin