Sip. Totale 460m2
Sip. e brendshme 440m2
Dhomat e gjumit 4
Kati 9
Statusi Listimet e fundit
Lloji Penthouse
E pa mobiluar
Shikime:52
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Penthouse Ekskluziv për Shitje në Zonën e Ali Demit – 440 m² | Pamje Panoramike 360° | Privatesi Maksimale
Në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në rrugën e Ali Demit, ofrohet për shitje një penthouse unik me një sipërfaqe totale prej 440 m², i pozicionuar në katin e 9-të (të fundit) të një godine të re, të sapopërfunduar, me ashensor funksional dhe standarde të larta ndërtimi.
Karakteristikat kryesore të pronës:
Sipërfaqe totale: 440 m²
Sipërfaqe e brendshme neto: 220 m²
Sipërfaqe verande: 220 m²
Pozicionim unik në katin e fundit, e vetmja njësi në këtë kat – garanton privatesi maksimale dhe qetësi absolute
Pamje panoramike 360° mbi qytetin, me orientim të shkëlqyer natyror dhe ndriçim të bollshëm gjatë gjithë ditës
Prona ofrohet me dy mundësi organizimi:
Si një apartament i vetëm tip “Penthouse” – 3+1+3 tualete, me hapësira të bollshme, përfshirë zonë ndenjeje, kuzhinë të veçuar, dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet en-suite, dy dhoma gjumi shtesë, 2 tualete të tjera dhe dalje direkte në verandën panoramike.
Si dy apartamente të ndara 2+1+2 tualete, secili me sipërfaqe prej 110 m² neto dhe verandë përkatëse prej 110 m² – ideale për investim ose për familje që kërkojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit por me hapësira të ndara.
Avantazhe të tjera:
Punimet e brendshme (finisazhet) janë të lëna të papërfunduara për t’iu përshtatur stilit dhe dëshirës së blerësit – një mundësi ideale për personalizim total të hapësirës
Mundësi për post parkimi në katet nëntokësore kundrejt pagesës
? Një pronë e rrallë në treg, ideale për banim luksoz ose për investim afatgjatë. Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.
Ashensor: Po
E pa mobiluar
Tualetet: 4
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM