newabout - Century 21 Albania

Historia e CENTURY 21®

 
 
 

CENTURY 21® u krijua në vitin 1971, kur agjentët e pasurive të patundshme Art Bartlett dhe Marsh Fisher hapën zyrën e tyre të parë në Orange Country, California (USA). Në fund të viteve '70, CENTURY 21® ishte shndërruar në njësinë e vërtetë të pasurive të patundshme në SHBA për numrin dhe vlerën e transaksioneve, si dhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara. Në kushtet e rritjes globale, ka qenë një vit përparimi ai i 1998-ës, kur kompania u vetëpozicionua në Kinë duke marrë kështu një nga tregjet më të mëdha botërore.

Aktualisht, Century 21 Real Estate LLC (century21.com) është franchisori i organizatës më të madhe botërore të shitjeve në Real Estate, që jep trajnim gjithëpërfshirës, menaxhim, suport administrativ dhe në marketing për Sistemin Global CENTURY 21®. Sistemi përfshin më shumë se 14,000 zyra franchise që operojnë dhe janë në pronësi të pavarur me mbi 145,000 bashkëpunëtorë shitjesh, në 86 vende dhe territore në të gjithë botën.

img

C21 Agency

img

C21 Agency

Century 21 Real Estate LLC është pjesë e Realogy Corporation, koorporatë globale në Real Estate dhe në shërbimet e zhvendosjes. Në Shqipëri, Century 21 u vendos në vitin 2008 dhe aktualisht numëron 38 zyra në 7 qytete - Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe Lezhë.

©2021 Century 21 Real Estate LLC. CENTURY 21® është një markë e regjistruar e liçensuar për CENTURY 21 LLC Real Estate. CENTURY 21® ofron Mundësi të Barabarta Strehimi. Çdo zyrë CENTURY 21®, operon dhe është në Pronësi të Pavarur.

image

24/7 Emergency Available

image

Expert and Professional

image

Satisfaction Guarantee

image

Free Inspection

AVANTAZHET E SISTEMIT FRANCHISE

 
 
 

Qëllimi ynë i përbashkët

Pranë CENTURY 21®, ne ndajmë një qëllim të thjeshtë e të përbashkët me Franchisee-t tona: suksesin. Për këtë qëllim, ne mbajmë një raport të konsoliduar me Franchisee-t tona, duke i mbështetur ato me mjete dhe programe të provuara në ndihmën e arritjes së qëllimeve të tyre. Si lider botëror, Sistemi CENTURY 21 do t'ju ndihmojë të zhvilloni një biznes të suksesshëm në tregun imobiliar në Shqipëri, me anë të metodave të provuara tashmë prej 51 vitesh në 86 vende te botes si në SHBA, Francë, Angli, Turqi, Greqi, Spanjë apo Australi, duke siguruar rolin e liderit në treg, me një imazh të njohur nga klientët, partnerët e biznesit si dhe nga konkurrenca. Ne ofrojmë mjete të teknologjisë së lartë në website, programe kontakti, mbështetje në marketing, për të përmendur këtu vetëm disa fusha. Sistemi CENTURY 21 është krijuar për t'ju kujtuar se ju operoni në biznes në mënyrë të pavarur, por nuk jeni vetëm.

Lexo më shumë Lexo më pak

Suporti dhe Trajnimi

Sistemi CENTURY 21® është hartuar për të mbështetur çdo Franchisee në nevojat e tyre të biznesit, si edhe për të mbajtur agjentët të informuar me zhvillimet e fundit në Real Estate. Ju do të përfitoni nga një gamë e gjëre mjetesh, programesh dhe sistemesh që janë ngritur për t'ju ndihmuar ju dhe agjentët tuaj të keni një sukses të garantuar.
Këshilltarë biznesi: çdo Franchisee CENTURY 21 i vihen në mbështetje këshilltarë që të ndihmojnë biznesin e tyre të operojë në mënyrë efikase dhe me kosto efektive. Ky partner i besuar i udhëheq Franchisee-t përmes të gjitha aspekteve të ngritjes dhe operimit të biznesit. Trajnimi: Programi i trajnimit CENTURY 21 është hartuar për t'ju dhënë brokerave dhe agjentëve mundësinë për të mësuar në çfarëdolloj mjedisi që ata ndihen komodë, në klasa trajnimi, në klasa virtuale dhe në module online. Ne jemi krenarë të pohojmë se programi ynë i trajnimit është vlerësuar në Revistën e Trajnimeve tek 100 Top List për vite me rradhë.

Lexo më shumë Lexo më pak

Teknologjia

istemi CENTURY 21 ka ndërtuar një platformë teknologjike avangardë, në mjete webi dhe media sociale. Agjentët mbështeten nga një website i orientuar drejt klientit: Century21.com dhe Century21albania.com si dhe gjithashtu edhe sistemi ynë gjithëpërfshirës i intranetit 21online.com. Për më tepër, çdo agjenti të rrjetit Century 21 i ofrohet një llogari në 21online.com, ku ofrohen kurse virtuale trajnimi dhe programi Business Builder që i mundëson secilit të operojë disa hapa përpara konkurrencës. CENTURY 21 është gjithashtu aktiv në tregun e mediave sociale gjithnjë në rritje me mjete dhe dialogje në Facebook, LinkedIn dhe Instagram. Në botën e sotme të teknologjisë së avancuar, interneti është një mjet i fuqishëm për sukses në tregun e Real Estate. Sistemi CENTURY 21 është ndërtuar me këtë në mendje dhe përfshin mjete interaktive, burime dhe teknologji që zhvillohet me hapat e kohës. Century21.com, faqja çmim-fituese, gjeneron qindra mijëra kërkesa nga miliona vizitorë unikë çdo vit. Ekskluzivisht i përdorshëm për agjentët dhe brokerat e CENTURY 21. 21online.com është një portal për edukimin e agjentëve, në lidhje me produktet dhe listimet për shitje, si dhe përdorimin e mjeteve të prospektimit dhe network-ut elektronik. Agjentët munden që duke qenë online, të mësojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të mbahen të informuar për të rejat e fundit të zhvillimeve dhe infromacioneve në këtë industri. Në faqen tonë ndërkombëtare të internetit www.century21.com dhe atë të Shqipërisë www.century21albania.com, është e lehtë të gjeni informacion për shitblerje pronash. Lista e pronave të patundshme apo çfarëdolloj informacioni që ju duhet të dini para se të shisni apo blini një shtëpi, i merrni në komoditetin e shtëpisë apo zyrës suaj me një klikim. Të gjitha këto mjete punojnë fort për të marketuar listimin e pronës tuaj.

Lexo më shumë Lexo më pak

Marka dhe Marketingu

Si CENTURY 21 Franchisee, ju do të përfitoni nga standardi i artë i një marke të mirënjohur globale. Marka CENTURY 21 është marka më e mirënjohur në industrinë e Real Estate me 94% njohje tek klientët potencialë. Programet e CENTURY 21 janë një kombinim i efikas i medias/PR, televizionit, reklamimit online dhe të printuar duke dërguar mesazhet tona tek miliona klientë si dhe në derën e secilit. Vendosja strategjike e reklamimit tonë është dizenjuar për të arritur spektrin më të gjërë të blerësve dhe shitësve të pronave.

Lexo më shumë Lexo më pak

Rekrutimi dhe Zhvillimi

Me një mbështetje të gjëre të një stafi profesionistesh në këtë industri, me klasa trajnimi dhe me programe vlerësimi që njohin arritjet e agjentëve tuaj, sistemi CENTURY 21 do t'ju ndihmojë të rekrutoni, trajnoni dhe mbani talentet më të mira në këtë industri. Një benefit i mëtejshmëm kur bashkohesh me familjen CENTURY 21 është mundësia për ju dhe agjentët tuaj per të ndjekur eventet tona dhe të njiheni si kompani dhe në arritjet tuaja individuale. Përfitoni nga eksperienca e 51 viteve në fushën e imobiliarëve të grupit tonë CENTURY 21 dhe Realogy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo eksperiencë do t'ju transmetohet juve dhe agjentëve tuaj nëpërmjet suportit të vazhdueshëm nga ana jonë, por edhe nëpërmjet kurseve të personalizuara të përgatitjes në vazhdimësi: International Management Academy është kurs i organizuar për ekipin drejtues: menaxherët dhe pronarët (brokerat) e agjencive imobiliare, pjesëtarë të sistemit CENTURY 21 CREATE 21 është një kurs i destinuar për të gjithë ekipin tuaj, agjentë dhe bashkëpunëtorë të shitjeve

Lexo më shumë Lexo më pak