SHESIM FERMË – AGROTURIZËM NË DURRËS. - Century 21 Albania
Përshkrim

PËRSHKRIMI I PRONËS:

• Prona ndodhet në një pikë strategjike, me pamje rreth e qark kodrinave të mbushura me gjelbërim si dhe pjesës bregdetare të Durrësit.

• Agroturizmi e kryen aktivitetin në një sipërfaqe toke rreth 7 Hektarë ku mbizotërojnë pemtari të kulturave të ndryshme, vreshtat e rrushit, serat me perime të stinës, stallat me kafshë dhe shpendë të mara nga vënde të ndryshme brenda dhe jashtë vëndit.

• Restoranti tradicional ndodhet në pjesën e poshtme të pronës me sipërfaqe rreth 520 m2 të brendëshme si dhe dy verandat e shfrytëzueshme me nga 240 m2 secila.

• Restoranti ka mbiente ndihmëse që përfshin 3 frigoriferë industrial ftohës me kapacitet 150 m3 secili, 1 frigorifer ngrirës 200 m3 si dhe 6 punishte të ndryshme të cilat shërbejnë për përpunimin e produketeve të frutikulturës, perimeve dhe mishit të fermës. Të gjitha këto ambiente përbëjnë një sipërfaqe ndërtimore rreth 1500 m2.

• 2 Restorante në pjesën e sipërme të pronës dhe Zona SPA të cilat aktualisht janë në fazën ndërtimore Karabina – Kollona.

• Prona ka Çertifikatë të rregullt pronësie për sipërfaqen prej 10,500 m2 ndërsa pjesa tjetër prej 60,000 m2 është marrë me qira nga shteti për 99 vjet në kuadër të investitorit strategjik dhe zhvillimit të zonave rurale të Shqiprisë.

Për çdo informacion të më tejshëm ju lutem na kontaktoni.


Informacion
Sip. Totale:

70000 m2

Sip. e brendshme:

2600 m2

Sip. Toke:

70000 m2

Lloji:

Business

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

506

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi



Kontakto Agjentin