Sip. Totale 205m2
Sip. e brendshme 205m2
Dhomat e gjumit 4
Kati 1,2
Statusi Listimet e fundit
Lloji Vilë
E pa mobiluar
Shikime:113
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Shitet Vile Dyshe ne Lindner Garden Residence!
Lindner Garden Residence, 20 minuta larg Tiranës dhe fare pranë me Aeroportin “Nënë Tereza” do të gjeni një qytezë të mirëfilltë. E ndërtuar sipas standardit gjerman të cilësisë dhe me një arkitekturë me në qendër njeriun, Lindnder Garden është e para rezidencë e llojit të saj në Shqipëri.
Përpos privatësisë dhe natyrës me ajër të pastër, nëse shpërnguleni në Lindner Garden do t’ju mirëpresi një komunitet i mirë-organizuar. Njëlloj si në qytezat gjermane, ju dhe familja juaj do të keni “ngjitur me shtëpinë” kopështin, shkollën, parkun për fëmijët, dyqanin, hapësira për zyra, madje dhe restorantin me kuzhinë të përkryer. Falë pozicionit të përkryer, nuk do t’ju mungojnë shëtitjet në natyrë, kampet sportive, pishinat apo vizitat në atraksionet e trashëgimisë natyrore\kultutore të zonës së Prezës.
Vile Dyshe SD10:
Kjo shtëpi është projektuar enkas për ata që i largohen kaosit të qytetit për të bërë një kapërcim kolosal në cilësinë e jetës. Stilin gjerman do ta përjetoni sapo të parkoni makinën në hyrje të shtëpisë. Aty ju pret një fasadë e dizenjuar me elegancën e minimalizmit europian. Druri, xhami, alumini kombinohen me grafiaton dhe çimenton e punuar për impakt të këndshëm estetik.
Hapësirat e brendshme janë të ndara në dy kate, ku dritaret e mëdha lejojnë të depërtojë drita karakterstike e zonës së Prezës. Në organizmin e hapësirave bie në sy trajtimi “open space” (hapësirë e hapur) i ambienteve të ndenjes dhe nga ana tjetër ngrohtësia e dhomave të gjumit që kanë të gjithë privatësinë e nevojshme. Kopshti privat mbrapa shtëpisë shumë shpejt do të kthehet në zonën tuaj të preferuar, falë verandës, zonës për barbeque dhe mureve me kopshte të varura.
Detaje te prones:
Siperfaqja totale e pronës: 301 m2
Siperfaqja totale e ndërtesës: 205 m2
Katet: 2
Kati përdhe: 94 m2
Kati i parë: 102 m2
Tarracë: 9 m2
Dhoma: 4
Tualete: 3
Kuzhinë: 1
Dhomë ndenje: 1
Vende parkimi: 2
Ambiente shtesë:
1.Oxhak
2.Depo
3.Lavanderi
4.Garderobë
Per me shume detaje per pronen ju lutem na kontaktoni!
Ashensor: Jo
E pa mobiluar
Tualetet: 3
Dhomen e ndenjes:1
Sip. Toke: 301
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM