Apartamenti ndodhet në fund të Bulevardit të Ri, te rruga "Dine Hoxha".
Informacion mbi pronën:
• Sipërfaqe e brendshme: 106.93 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 16.99 m²
• Sipërfaqe totale: 123.92 m²
• Pozicionohet në katin e tretë të një rezidence të re në ndërtim.
• Organizimi: ambient ndenjie dhe gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon.
• Rezidenca është e organizuar me 5 kate banim me apartamente të tipologjisë 1+1, 2+1 dhe 3+1, 2 kate njësi shërbimi dhe 2 kate parkim nëntokë.
• Përbëhet nga vetëm 72 apartamente të cilat përpos cilësisë së padiskutueshëme në ndërtim që përfshijnë fasadat e ventiluara dhe dritarte me dopjoxham të termoizoluara, do të ofrojnë gjithashtu maksimumin e dritës natyrale përmes vetratave të xhamit në lartësinë e katit të cilat vijnë në formën e ballkoneve ose verandave.
Për informacion më të detajuar dhe vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!
Adresa: Rruga "Dine Hoxha", Bulevardi i Ri
Qyteti: Tirana