VILE ME QIRA TE LONG HILL RESIDENCE! - Century 21 Albania
Përshkrim

Vila e vendosur në rezidencën Long Hill ofron një ambient të sigurt dhe modern, ideale për banim të qetë. Pjesë e kësaj rezidence, vila ofron infrastrukturë moderne dhe siguri 24/7, pishinë të përbashkët dhe shërbime komuniteti të përshtatshme. Përreth saj gjenden qendra tregtare "TEG", shkolla ndërkombëtare dhe akses të lehtë në rrugët ndërqytetësore.

Vila përmban punime të cilësisë së lartë dhe një ambient të mbushur me shije, duke përfshirë oxhak dhe sistemin e ngrohjes/ftohjes së bashku me mobilim kontemporan. Me një siperfaqe të ndërtimit prej 285.8 m2 dhe një siperfaqe toke 592 m2, vila është organizuar në 2 kate. Kati i parë përfshin një sallon të rehatshëm, kuzhinën moderne dhe një tualet, se bashku me dy ambiente ndihmese per punonjesen e pastrimit ,lavanderine dhe kantine. Hapësira është e ndriçuar natyralisht me dritë nga dritaret e mëdha dhe është arreduar me kujdes për të krijuar një atmosferë të ngrohtë, e përforcuar nga prania e oxhakut në mes të sallonit.

Në katin e dytë gjenden 3 dhoma gjumi, secila me tualet privat dhe dy prej tyre me gardrobe.Gjithashtu dy prej dhomave te gjumit kane nje verande te perbashket te bollshme.

Oborri i shtruar me pemë frutore dhe bimë dekorative jep një atmosferë të qetë dhe të bukur për të shijuar hapësirën jashtë.
Vila do te jete e lire per banim ne fund te Korrikut.

Për të planifikuar një vizitë në pronë ose për më shumë informacion, ju lutemi të na kontaktoni.


Informacion
Sip. Totale:

268 m2

Sip. e brendshme:

134 m2

Sip. Toke:

592 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

3

Kati:

2

Lloji:

Villa

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

119

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Vendndodhje

Adresa: Qendra Tregtare TEG

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin