Super Apartament Luksoz për Shitje, Rruga e Dibrës, pranë Qendrës - Century 21 Albania
Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Përshkrim

Ju prezantojmë për shitje një apartment jashtezakonisht të vecantë, me një vendndodhje ideale, pak metra nga Selvia. Apartamenti karakterizohet nga hapësira te mëdha plot gjërësi dhe dritë natyrale. Ky apartament ndodhet në katin e 8 të një godine të re 9 kateshe, e përfunduar në vitin 2021. Në këtë apartament shkrirja e klasikes me luksin është realizuar në mënyrën më perfekte. Sic shihet edhe në foto/video, apartamenti është i kuruar në detaje. Organizohet në një sallon të shtrirë dhe plot dritë, me dalje në një ballkon që shikon nga qendra e Tiranës. Kuzhina është e vecuar, me një hapësire të madhe e cila gjithashtu ka një dalje në ballkon nga ku lidhet me një nga dhomat e gjumit. Apartamenti ka 4 dhoma, nga të cilat 1 dhomë teknike dhe 3 dhoma gjumi. Gjithashtu 3 tualete, 3 ballkone dhe 1 verandë të bollshme. Për të shtuar prakticitetin, 2 nga dhomat e gjumit kanë të bashkangjitur garderobën e tyre personale. Të gjitha dhomat kanë përmasa të një dhome matrimoniale. Dhoma e parë ka dalje në ballkonin më të madh të apartamentit, garderobën dhe një tualet luksoz me përmasa të bollshme. Dhoma e dytë dhe e tretë lidhen nëpërmjet korridorit, por edhe me dalje në verandë dhe disponojnë secila nga një tualet pranë, në koridorin shpërndarës. Një nga këto tualete ka ajrim natyral. Dhoma e katërt, sërish me një siperfaqe të bollshme është perdorur si dhomë teknike, e cila ka funksionin e lavanterisë dhe depos dhe është e shoqëruar me një ballkon të vogël. Cilësia e këtij apartamenti dallon për arsye se, që në fazen e tullave janë kryer punime ekstra si vendosja e tubave të cilësise më të lartë geberit, me sistem multistradë, gjithashtu sistem Chiller për ngrohje dhe ftohje i markës Hitachi. Investim i kosiderueshëm ekstra është bërë posacërisht edhe për të gjitha dritaret e apartamentit, me cilësinë më të lartë të izolimit. Muret ndarës të dhomave kanë një shtresë ekstra për izolim akustik, detaj që përmirson jetesën tuaj, duke iu dhuruar qetësinë e nevojshme. Salloni është i shtruar me parket druri të cilësise së lartë, gjithashtu edhe kuzhina është e veshur e gjitha me tullë dekorative të trajtuar në mënyre profesionale, dhe e investuar me mobilim super cilësor. Në secilën nga dhomat bie në sy fakti që ka dritare të mëdha ose ballkone që e bëjnë këtë apartament të qeshur, me ajër dhe dritë natyrale në ambjentet e tij. Të tre tualetet e këtij apartamenti janë totalisht të hidroizoluar dhe të veshur me pllaka super cilësore Porcelanosa. Ofrohet edhe një garazhd i madh, i përshtatshëm për dy makina, përkundrejt pagesës ekstra. Për më tepër informacion, ju lutem na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

362 m2

Sip. e brendshme:

303 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

3

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

8

Lloji:

Penthouse

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

1154

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi



Kontakto Agjentin