SHESIM APARTAMENT 3+1 ME DY POSTE PARKINGU TEK GREEN VALLEY! - Century 21 Albania
Përshkrim

SHESIM APARTAMENT 3+1 ME DY POSTE PARKINGU PARKINGU TEK GREEN VALLEY!

REZIDENCA
E pozicionuar në një nga zonat më të gjelbërta dhe të bukura të Tiranës me pamje nga parku i madh i liqenit dhe nën këmbët e kodrave panoramike të Selitës "Green Valley" ofron lidhje direkte me akset kryesore të qytetit, mundësi për tranport publik, distancë e pranueshme për levizje në këmbë, biçikletë, urban si dhe lidhje direkte me Unazen e Madhe te Tiranes. Në ekstremin më të gjelbër të qytetit por sërish brenda tij!

Treguesit e projekteve janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit: Intenstiteti i ndërtimit vetëm 0.5 dhe koefiçienti i shfrytëzimit të truallit 20%.
Kombinimi i këtyre 2 treguesve garanton dominancën e sipërfaqeve të gjelbërta si në oborret private dhe ato publike dhe mundëson krijimin e hapësirave të brendshme optimale. Eshte punuar për të krijuar një oaz të gjelbërt ku çdo detaj është studiuar me dashuri për të krijuar një ambient mahnitës dhe surprizues që shlodh shqisat.

Në Green Valley vilat dhe apartamentet nuk janë kurrë të mbyllura & të izoluara, muret janë një sekuencë kuintash që nuk takohen kurrë për të lejuar depërtimin e dritës dhe shikimit. Çdo hapje është e bollshme, ambientet janë të përmbytura nga drita natyrale dhe çdo boshllëk mes hapësirave të orienton drejt peisazheve më të largëta të parkut mesdhetar. Hapësirat janë të hapura në çdo drejtim dhe shikimet nuk ndeshen me fqinjët, për të respektuar lirinë dhe privatësinë e të gjithëve. Kështu krijohet një ambient i brendshëm që shkrihet në natyrën dhe natyra hyn në banesat tona, e jashtmja dhe e brendshmja shkrihen në një hapësirë, oborret dhe shtëpia kanë sensin e vazhdimësisë.

Green Valley te jep ndjesinë e "Një shtëpie në mes të një pylli të vërtetë", ku godinat janë të rrethuara me pemë të larta dhe kopshte private e publike. Vilat rrethohen nga gjelbërimi dhe pemët, në secilën prej tyre hapësira e jashtme është një tejzgjatje e hapësirës së brendshme dhe ka një funksion.Apartamentet në katin 0 janë të rrethuar nga kopshtet private në të gjithë drejtimet, për të dhënë lidhjen më të ngushtë me natyrën.

Teknologjia me qasje të fortë ekologjike është në ADN-në e këtij projekti, për të garantuar cilësinë më të lartë të jetesës dhe komoditet maksimal në çdo hapësirë.

Informacion mbi Apartamentin:
• Ndërtim i ri, i banueshem brenda vitit 2024
• Kati 2
• Apartamenti i vendosur ne objektin i cili ka vetem dy apartamente ne kat
• Siperfaqe totale : 152.6 m2
• Sipërfaqe ndertimi : 136.5 m2.
• Sipërfaqe ballkoni : 6.5 m2.

Organizimi:
• Korridor shperndares
• Guzhine e vecuar
• Salloni i ndenjes bashke me Ambientin e ngrenies
• Dhome gjumi matrimoniale me tualet + garderobe te hapur
• 2 Dhoma gjumi
• 1 Tualet
• Ballkon

Cilësime të tjera:
• Siguri ndaj termeteve deri ne 9 balle te garantuar
• Siguri nepermjet rrethimeve, kangjellave dhe sistemit te monitorimit perimetral 24/7
• Investime ekstra nga klienti ne te gjitha punimet e brendshme te nje cilesie dhe standarti te larte projektuar dhe ndjekur zbatimi nga nje prej studiove arkitekturore me prestigjoze ne vend ku perfshihen:
- Muret ndares te brendshem te sistemit me mure te thata gipsi KNAUF , duke garantuar izolimin akustik dhe shfrytezimin maksimal te hapesirave
- Sistemi kondicionimit tavanor me kanale ajri dhe grila
- Ngrohje nga dyshemeja per tualetet dhe guzhina
- Sistemet elektrike dhe hidraulike te nje cilesie te larte implementuar sipas projektit te realizuar per arredimin nga studioja arkitekturore
• Kategoria A per eficense energjitike
• Performance e larte akustike
• Tualetet me Ajrim Natyral
• Oxhakë i pozicionuar ne ambjentin e ndenjes mes dy vetratave që shohin në oborr

NE CMIM PERFSHIHEN EDHE DY POSTE PARKINGU NGJITUR ME NJERI TJETRIN.

Për më shumë informacion ose vizitë në pronë na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

153 m2

Sip. e brendshme:

137 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

2

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

2

Lloji:

Apartment

Statusi:

Under Construction

Availability:

Available

Website Views:

833

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi



Kontakto Agjentin