Shesim Vilë në Farkë pranë Liqenit.
Rezidencë e re banimi shumë cilësore e projektuar përballë malit piktoresk të Dajtit. Një kompleks unik që do të ofrojë standartin më të lartë të jetesës suburbane në Tiranë. Vendndodhja e kompleksit ofron akses direkt me unazën e madhe të Tiranës, qendrën tregtare TEG, pranë Liqenit të Farkës dhe parqeve natyrore të rrethinave të qytetit.
Vilë individuale në shitje 3 katëshe + bodrum, me sipërfaqe ndërtimi 330 m2 + 450 m2 oborr me orientimin jug-lindje. Bodrumi është open space, i cili mund të organizohet sipas kërkesave të klientit, dhe tualeti.
Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje, kuzhinë e veçuar + ngrënie, tualeti dhe veranda.
Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualetin, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon.
Kati i dytë ka një ambient open-space, tualet, dhe verandën e shfrytëzueshme.
Për informacion më të detajuar, më kontaktoni.
Adresa: Rruga e Agallareve, Farkë
Qyteti: Tirana