OKAZION ! SHESIM APARTAMENT 2+1 RESIDENCA POSEIDON,VLORE! - Century 21 Albania
Përshkrim

Sheshi i ndertimit ndodhet ne shetitoren Lungomare, ne qytetin e Vlores.
Ne veri te sheshit te ndertimit ndodhen 3 objekte ekzistuese 1 kat, ne jug ndodhet nje objekt 9 kate, ne lindje ndodhet nje objekt 3 kate dhe nje objekt 2 kate dhe ne perendim ndodhet shetitorja e Lungomares dhe rruga ”Murat Terbaci”.

Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi I materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm. Dielli I tepërt I verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Low-E, si dhe hijezues vertikal.

Në faqet pa dritare është parashikuar veshje me sistem fasadë të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozit te tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit përdhe janë përdorur vetrata transparente, duke krijuar një hapesire me te madhe drite dhe shikueshmerie. Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës. Përdorimi I disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e materiale

Shkallët do të shërbejnë për lëvizjen vertikale në rast emergjence. Keto shkallë aksesohen në cdo kat me dyer kundra zjarrit për të mbrojtur hapësirën e shkallës nga zjarri dhe tymi. Struktura e shkallëve përbëhet nga mure beto/arme, dhe e trajtuar me bojë betoni. Janë parashikuar 8 ashensorë për banoret për lëvizjen nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili.

Per shkak te pozicionit, lartesise, formes dhe trajtimit te vecante te fasades, ky objekt do te behet epiqendra e ansamblit urban te objekteve perrreth, duke rritur standartin e zhvillimit te zones.

Ne total jane parashikuar te ndertohen 198 apartamente, te tipeve 1+1, 2+1 dhe 3+1.

Apartamenti qe posedojme me cmimi okazion eshte tipologji 2+1 , ne katin e 3-te banimit.
Ka pamje anesore nga deti .

Organizimi :
1 sallon ndenje se bashku me te gatimit
2 dhoma gjumi
1 tualet
1 ballkon

Sipërfaqja brendshme : 81,1 m²
Sipërfaqja e perbashket : 14.2 m²
Sipërfaqja totale : 95.3 m²

• Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

95 m2

Sip. e brendshme:

81 m2

Dhomat e gjumit:

2

Tualetet:

1

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

3

Lloji:

Apartment

Statusi:

New

Availability:

Reserved

Website Views:

320

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi



Kontakto Agjentin