Kjo tipologji pozicionohet në pjesën qëndrore të rezidencës si tipologjia më e hasur në parcelë, me një plan urbanistik që përfshin dy kate dhe një kat nëntokë. Në katin përdhe janë zhvilluar zonat e ditës që përfshijnë ambientin e ndenjes, ngrënies e gatimit dhe tualetin. Në katin e sipërm është zona e natës me dhomat e gjumit dhe tualete, ndërsa në katin e bodrumit ndodhen hapësira shërbimi, si: palestër, depo, tualet dhe parkim. Hapësirat e gjelbëruara e rrethojnë të gjithë godinën, duke krijuar në këtë mënyrë një ambient më privat.
Volumi i objektit karakterizohet nga ndërthurja e formës Z të planit të katit përdhe me atë L të planit të katit të parë, duke krijuar një lojë volumetrike, e cila lejon krijimin e verandave dhe lozhave si hapësira çlodhjeje dhe relaksi.
Për më shumë informacion na kontaktoni.
Adresa: Mjull - Bathore
Qyteti: Tirana