“Porta e Gjelber” shitet apartament modern 3+1+2+ 2 poste parkimi . - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: ENT108710

“Porta e Gjelber” shitet apartament modern 3+1+2+ 2 poste parkimi .

465,000 €

Sip. Totale  130m2

Sip. e brendshme  117m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 2

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Plotesisht i mobiluar

Shikime:178

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

“Porta e Gjelber” shitet apartament modern 3+1+2+ 2 poste parkimi .
Informacione mbi Apartamentin :
Siperfaqe bruto 130m2
Kati i 2-te banimi


Organizimi:

•Korridor Shpërndarës
•Sallon Ndënjie

•3 Dhoma Gjumi
•2 Tualete
•Ballkon
•Orientimi Jug Lindje
"Porta e Gjelbër" është një rezidencë banimi tërësisht private, e pozicionuar pranë Pallatit të Brigadave, me vendodhje strategjike në jug-lindje të qytetit të Tiranës dhe fare pranë Parkut të Madh të Liqenit, nga i cili projekti ka marre dhe emrin. Me pamje nga kodrat e Petreles dhe Mali i Dajtit, e rrethuar nga natyra 360 gradë, e bën një nga zonat më të preferuara për të jetuar mes qetësisë dhe komfortit që të ofron. Rezidenca ka akses të menjëhershëm me Unazen e Madhe e cila lidhet dhe me autostradën Tiranë – Durrës brenda 4-5 minutash.

Rezidenca ka punime shumë cilësore, teknologji të lartë ndertimi, stil arkitektonik klasik, bolieret jane te pozicionuara ne katin -1 dhe lidhen me panelet diellore individuale. Sistemi kapot, dritaret me profil alumini per nje izolim termik sa me te mire, grilat me elektromotorr dhe ashensor Schindler per 8 persona. Ka hapësira të gjelbëra publike dhe private, hapësira rekreative të dedikuara për fëmijë dhe të rritur, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare, ajër të pastër, parkim nën tokë për të gjithë apartamentet dhe privatësi me hyrje dalje të kontrolluar. Kompleksi ka gjithashtu gjenerator ne rast emergjences te cilat do te sigurojne furnizimin e domosdoshem me energji elektrike per siperfaqet e perbashketa.

Apartamenti është shumë i vecantë dhe ofron punime e rifinitura te brendshme shume cilesore dhe eshte me fasade te ventiluar. Ka sistem ngrohje-ftohje Chiller Daikin, ku pajisja qendrore eshte e vendosur ne katin -1, sistem kamerash dhe sigurie 24 ore. Është i shtruar me parket laminat, kuzhina Whirpool nga Italia, oxhak me dru funksional i veshur me pllake, grila, dritaret shume cilesore, dollap per kepucet dhe valixhet në hyrje. Elektroshtepiaket dhe mobilimi është nga me cilesori. Të gjitha instalimet elektrike, hidrauliket dhe hidrosanitaret janë te nje cilesie shumë të lartë.

Apartament në shitje 3+1 me siperfaqe neto 116.4 m2 (129.2 m2 bruto) kati 2-te nga toka me orientimin jug-lindje. Organizohet nga ambient ndenje me oxhak druri + ngrenie, kuzhine e vecuar me dritare, dhome matrimoniale + garderobe + tualet me dritare, 2 dhoma gjumi, tualet dite me dritare dhe ballkon i bollshem.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 2

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi