Ofroj për shitje Vilë në Gjirin e Lalzit! - Century 21 Albania
Durrës Albania
ID e Pronës: Metropol108931

Ofroj për shitje Vilë në Gjirin e Lalzit!

370,000 €

Sip. Totale  193m2

Sip. e brendshme  193m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 2

Statusi  Në ndërtim

Lloji  Vilë

E pa mobiluar

Shikime:87

Ka hipoteke: Jo

Në dispozicion

Përshkrim

Shes Vile në ndërtim në Gjirin e Lalzit – Një mundësi e shkëlqyer për jetesë moderne dhe komode.

Për ata që kërkojnë një vend të qetë dhe të bukur, vetëm 850m larg bregdetit,
ofroj kete vile e cila eshte pjesë e një kompleksi rezidencial me organizim shumë të mirë dhe kushte moderne jetese.
Vila ka një sipërfaqe toke prej 630 m², me një sipërfaqe ndërtimi prej 193.24 m², e ndarë në dy kate, duke ofruar hapësirë të bollshme për jetesë.

Përshkrimi i hapësirës:

Kati i parë: Hapsirat janë të organizuara në mënyrë funksionale, ku ndodhen një dhomë ndenje e gjerë dhe kuzhina, gjithashtu një tualet për vizitorët. Ky kat ofron mundësi të shkëlqyer për aktivitete ditore me drite dhe diell falë dritareve dopio xham me alumin plastik, të cilat garantojnë një izolim të shkëlqyer dhe ndihmojnë në menaxhimin e temperaturës brenda shtëpisë.

Kati i dytë: Ky kat ofron tre dhoma gjumi dhe dy tualet, lavanderi. Ky organizim siguron privatësi dhe komoditet për të gjithë banorët e shtëpisë, duke krijuar një atmosferë të qetë për pushim dhe relaksim.

Hapsirat e jashtme:

Sipërfaqe e madhe e tokës: Me 630 m² tokë, kjo vilë ofron mundësi për ndërtimin e një pishine private, një kopësht të bukur ose një hapësirë tjetër të jashtme që mund të përshtatet sipas dëshirave tuaja.

Cilesia e ajrit: Zona është e njohur për cilësinë e pastër të ajrit dhe për ambientin e qetë dhe të sigurt, duke e bërë atë të përshtatshme për ata që kërkojnë një jetë të qetë dhe të shëndetshme.

Dorrezimi i ndërtimit: Vilat do të jenë të gatshme për t'u dorëzuar për banim brenda Dhjetorit 2025, duke siguruar që çdo detaj të jetë përmbushur.

Kushtet e ndërtimit: Dritaret janë të pajisura me dopio xham dhe material alumin plastik, duke ofruar cilësi dhe qëndrueshmëri. Orientimi i vilave është i favorshëm, duke mundësuar dritë natyrale të bollshme dhe ngrohje natyrale gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Dokumentacioni i prones: Rezidenca eshte me leje ndertimore te rregullt.

-Pamja e vilës do jetë e njëjtë me fotografitë e ilustruara.

Për më shumë informacion dhe detaje rreth këtij kompleksi rezidencial, mund të më kontaktoni në numrin tim.

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

E pa mobiluar

Tualetet: 3

Dhomen e ndenjes:1

Sip. Toke: 630

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi