Apartments, Houses, Offices for Rent, Real Estate, Homes for Sale - Century 21 Albania

Cfarë klientët tanë thonë për ne.

Për Jonida Zerba
CENTURY 21 Everest

Jonida was fantastic, so helpful and supportive! She helped me find exactly what I wanted in an apartment, very very quickly! Coming from England, I didn’t know the process of renting in Albania, but Jonida supported me with this and made sure that it was a really smooth and simple process! Thank you Jonida for making me feel so comfortable and at home in a new country!

Lexo më shumë Lexo më pak
Për Arlinda Kora
CENTURY 21 Botaniku

Nisur nga një shërbim i fundit që kemi pasur rastin të kryejmë me kompaninë tuaj, po ju drejtojmë këtë mesazh për të shprehur përshtypjet tona mbi këtë shërbim. Unë dhe bashkëshortja ime, për shkak të punës kemi qenë në lëvizje të vazhdueshme jashtë Shqipërisë gjatë 5 viteve të fundit. Në vitin 2019 kur u larguam për herë të fundit, kontaktuam me znj. Arlinda Kora për të dhënë me qira apartamentin tonë, tek rruga Tish Daija, kompleksi Kika II. Znj. Kora brenda gjithë kufizimeve kohore në verën e këtij viti, gjeti klientin dhe me një lehtësi të pabesueshme për të dyja palët, na ndihmoi duke nënshkruar kontratën dhe duke kryer këtë marrëveshje qiramarrje e cila zgjati për gati katër vjet. Më pas, në vitin 2023, vendosëm që ta nxjerrim për shitje këtë apartament. I vetmi problem ishte se ne nuk ndodheshim në Shqipëri. Ne përsëri iu drejtuam për ndihmë znj. Kora, e cila përsëri u tregua jashtëzakonisht e gatshme për të ndihmuar duke na dhënë informacionin e duhur për tregun, vlerësimet në kohë reale mbi mundësitë dhe duke kryer vizitat me klientët potencialë deri në dhënien e një oferte mjaft të mirë si për ne shitësit ashtu edhe për blerësit. Për më tepër, znj. Kora me mirësjellje të rrallë për realitetin shqiptar, me profesionalizëm dhe njohuri të thellë për punën dhe proceset administrative që ndodhin në raste të tilla, na asistoi në përgatitjen e dokumenteve duke na ndihmuar jashtëzakonisht shumë si neve si shitës ashtu edhe blerësve, duke na lehtësuar nga të gjitha ngarkesat procedurale që ndërthurnin bankat, noterët, zyrën e kadastrës, dhe pagesën e taksave përkatëse. Jo vetëm në realitetin shqiptar, por edhe në perëndim, kryerja e një veprimi të tillë brenda 10 ditësh, në ditë me temperaturë 40 gradë, është mbresëlënëse. Ne do donim të shprehnim jo vetëm vlerësimet tona më të larta për znj. Kora, për profesionalizmin, shkathtësinë, komunikimin përherë me shumë mirësjellje dhe sqarimin në detaje me durim të çeliktë të të gjithë hapave që duhet të ndërmerrnim të dyja palët (si shitësit dhe blerësit). Unë dhe bashkëshortja ime shprehim falënderimet tona më të sinqerta për znj. Kora dhe kompaninë Century21. Znj. Kora, një proces tejet stresues dhe me ngarkesë emocionale, na e beri të lehtë duke na dhënë mbështetje përtej detyrimeve dhe funksionit të saj. Znj. Kora është një aset i jashtëzakonshëm ku kombinohet një nivel tejet i lartë profesionalizmi dhe aftësive personale me mirësjelljen dhe buzëqeshjen që na ofruan rehati mendore dhe kohore, e mbi të gjitha mbylljen e procesit në kohë reale. Klient: Fjona Cakuli dhe Andris Stastoli.

Lexo më shumë Lexo më pak
Për CENTURY 21 Oksford

U njoha me Tanjan kur isha ne kerkim per nje hyrje me qera per motren time. Motra ime eshte tip teper i veshtir per te vendosor dicka por kam mbetur shume e kenaqur me qetesine, shpjegimin e vazhdueshem dhe profesionalitetin e Tanjes. Ajo i degjoj vazhdimisht kerkesat e motres sime dhe nuk u lodh derisa i gjeti hyrjen me ideale qe plotsonte gjitha kushtet qe motra ime kerkonte. Tanja, te falenderoj shume per ndihmen tende. Irena Xhakolli

Lexo më shumë Lexo më pak
Për CENTURY 21 Oksford

Pata kënaqësinë të njihja agjencinë Century 21 Oksford. Më është dashur më shumë se një herë dhe në të gjitha rastet agjentja Borana Gjikolaj ka qenë unike. I durueshëm, i dobishëm por mbi të gjitha profesional. Nëse edhe ju keni nevojë për ndihmë në Shqipëri, mos hezitoni ta kontaktoni atë. Super!!!!! Claudia Trovato

Lexo më shumë Lexo më pak
Për Oksana Genkina
CENTURY 21 Oksford

Faleminderit shumë Century 21 Oksford! Falë tyre gjeta një apartament! Më pëlqeu gjithçka, një qasje profesionale për secilin klient! Diana Finichenko

Lexo më shumë Lexo më pak

Pershtypje